Presidenti Al Helaifi bëri “be e rrufe” se sulmuesi kryesor nuk do të largohet, ndërsa i ka siguruar shërbimet e Nejmarit edhe për disa vjet. Gjithsesi, Kilian Mbape e ka vetë të ardhmen e tij në dorë, dhe nuk është i detyruar me patjetër të mbetet tek Paris SG. Al Helaifi e di këtë, por gjithashtu ka shpresë sepse duket që Mbape ka një lidhje shpirtërore me PSG-në dhe nuk dëshiron edhe aq që ta braktisë, të paktën jo tani. Gjithsesi, 22-vjeçari ka vendosur një kusht të rëndësishëm për të rinovuar, dëshiron një skuadër të fortë që të luftojë për Championsin. Klubi ka reaguar dhe Xhixho Donaruma është tashmë lojtar parizien me kontratë 5-vjeçare dhe rrogë 12 milionë euro në sezon. Portieri u largua nga Milani dhe do të zerë vendin e Kejlor Navasit. Mino Raiola duhet të jetë i kënaqur sepse rroga për klientin e tij do të jetë e lartë, padyshim edhe fitimi i tij.
Sfidanti.al