Me apo pa Zidanin, Reali beson se Mbape e ka ndarë mendjen

Për të shkuar në Madrid është gati të refuzojë një rrogë të jashtëzakonshme, 36 milionë euro në sezon, që Paris SG ia afron duke e barazuar me Nejmarin. Kilian Mbape, gjithnjë sipas mediave spanjolle, e ka ndarë mendjen për të veshur fanelën “merenges” sezonin e ardhshëm dhe nuk ka dëshirë që të presë më tej. “AS” shkruan se Mbape vjen tek Reali edhe nëse largohet trajneri Zinedin Zidan. Në Spanjë thonë se Alegri ose Raul Gonzales mund ta pasojnë francezin, ndërsa Mbape thjesht dëshiron të fitojë trofe në “Bernabeu”, pavarësisht se cili do ta drejtojë në stol. Fillimisht u tha se sulmuesi 22-vjeçar, kampion i botës, do të rinovonte me një vit në Paris, deri në 2023, por me kusht që të lejohej të largohej në 2022.

Sfdanti.al