Që nga viti 2014 njëri prej tyre kishte qenë gjithmonë i pari në renditjen financiare të futbollistëve të të gjithë rruzullit. Tashmë, jemi në një “epokë” tjetër. Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë të detyruar t’i hapin rrugë një pasaniku tjetër të topit, pasi në vend të parë ka dalë Kilian Mbape. Sulmuesi 23-vjeçar francez,
Nga Halandi, tek Mesi e Nejmari, kush ka marrë “10”-ën e “L’Ekipit”?!
Vetëm 14 futbollistë në historinë e këtij sporti kanë arritur t’i shkëpusin maksimumin të përditshmes së shquar franceze. Këtë e bëri Erling Halandi, ndërsa shumë pak yje mund të mburren se kanë marrë notën 10. “L’Ekip” ia dha notën më të lartë të mundshme sulmuesit të Mançester Sitit pasi norvegjezi shënoi 3 gola dhe shërbeu
A e fiton Championsin PSG-ja? Jo nëse vazhdon sherri Mbape-Nejmar!
Historitë në klubin francez janë të tilla që mund të të sjellin miliona nga interesimi i publikut për ngjarjet “gosip”, pra nga thashethemet, dhe jo sepse ato prodhojnë ndonjë gjë të mirë në fushën e lojës. Paris SG e ka gjetur belaja me dy “gjelat” si Kilian Mbape dhe Nejmar, ndonëse dikush duhet t’i thotë
Paredesi flet për mrekullimin nga Mesi dhe për “të huajin” Mbape!
Ishte tek Paris SG dhe ndihej mirë. Mesfushori i Argjentinës, papritur, ndjeu ndryshimin e ambientit ndërsa klubi francez afroi lojtarë të tjerë dhe ndryshoi skemën. Leandro Paredes papritur e gjeti veten në krizë minutazhi për të luajtur, ndërsa përpara tij Angel Di Maria vendosi të shkonte tek Juventusi. Edhe ai e ndau mendjen për në
Franca, kjo “mbretëri” e rrënuar në prag të Kupës së Botës!
Ishte tmerri i planetit të futbollit për shumë vite. Në 2018, në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, Franca u shpall kampione e botës pas fitores së zëshme 4-2 ndaj Kroacisë, dhe ndonëse nuk ishte ndonjë “hirushe” e lojës, sërish ishte tepër hijerëndë dhe e talentuar. Dështimi në Euro 2020 u pasua nga fitorja në Ligën e
Mesi synon të “qepë” “Pëlhurën e Penelopës” tek PSG-ja, fjalë “mjalti” për Mbapenë dhe Nejmarin!
Pavarësisht se kur vjen puna te kërkesat financiare nuk e ka problem të kalojë çdo limit, në publik është një ekuilibrues i vërtetë. Lionel Mesi ka qenë tek Barcelona dhe mbetet tek Paris SG njeriu që ruan harmoninë, sidomos me sjelljen në fushë dhe me deklaratat për mediat. Kështu bëri edhe së fundmi, i pyetur
Vinisiusit i shkon vlera 120 milionë euro, rrezikon Mbapenë dhe Halandin!
Sulmuesi i Realit të Madridit është duke u rritur gjithnjë e më shumë dhe sidomos në dy sezonet e fundit po tregojnë se atij i përket e ardhmja. Vinisius Zhunior është futbollisti i momentit në “Santiago Bernabeu” dhe shpresohet të jetë edhe i Brazilit, ndërsa vlera e kartonit të tij shkon në 120 milionë euro.
Nejmari lë të nënkuptojë se sherri i tij me Mbapenë nuk ka përfunduar
Të dy sulmuesit e shquar nuk po pyesin shumë për fanelën që kanë veshur, dhe për harmoninë në ekip, edhe pse sezoni parashikohet të jetë shumë i vështirë të paktën në Champions. Një ditë pasi Kilian Mbape deklaroi se “tek Franca jamë më i lirë për të vepruar sesa tek PSG-ja”, erdhën fjalët e Nejmarit.
“Kam më shumë liri tek Franca”, ende nuk është i lumtur Mbapeja tek PSG-ja?!
Luajti mirë dhe u dallua në fitoren 2-0 ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve, dhe kënaqi tifozët dhe shokët apo edhe drejtuesit (ndonëse ua ka prishur gjakun me kryengritjen për sponsorët). Kilian Mbape është tepër shpesh një yll në fushën e lojës dhe kështu bëri edhe në “Stad dë Frans” duke shënuar golin e parë,
Mbape dhe Zhiru i japin fitoren, por sa probleme që ka Franca!
Kampionët e botës cilësohen gjithnjë një skuadër tepër e fortë pretendente për Kupën e Botës në Katar, veçse trajneri Didie Deshamp e di sesa e vështirë do të jetë. Edhe pas fitores 2-0 ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve (ku “gjelat” janë kampionë në fuqi), morali mbetet “i përmbajtur” sepse Franca ka kaq shumë probleme