Historitë në klubin francez janë të tilla që mund të të sjellin miliona nga interesimi i publikut për ngjarjet “gosip”, pra nga thashethemet, dhe jo sepse ato prodhojnë ndonjë gjë të mirë në fushën e lojës. Paris SG e ka gjetur belaja me dy “gjelat” si Kilian Mbape dhe Nejmar, ndonëse dikush duhet t’i thotë presidentit Naser Al Helaifi se ai vetë e “gatoi këtë çorbë”. Lajmet janë që Kilian Mbape dëshiron që Nejmari të mos jetë për fare në skuadër, i habitur dhe i mërzitur nga “liritë e mëdha që i lejohen”. Ylli brazilian, nga ana tjetër, është i çmerituar nga pushteti i madh që i është dhënë sulmuesit francez. Me gjasë, ky konflikt mund të minojë nga themelet sezonin e PSG-së, pavarësisht talentit dhe potencialit, e pavarësisht punës së trajnerit Kristof Galtie.
Sfidanti.al