Ylli që thuajse humbi jetën në qershor 2021, tashmë është kthyer në formën e tij të zakonshme, apo ndoshta edhe pak më mirë. Pas disa problemeve që pati tek Totenhemi, dhe pasi u përshtat mirë tek Interi i Kontes, Kristian Erikseni po e gjen veten në kombëtaren e tij, me fanelën e së cilës thuajse u shua. Lojtari ofensiv ishte në formë “mahnitëse” në ndeshjen e Danimarkës ndaj Francës në Ligën e Kombeve, dhe madje krijoi 8 raste për gol. Diçka e madhe kur je përballë kampionëve të botës. Mançester Junajtidi shpreson shumë që kjo formë e Eriksenit të jetë gjithashtu në “Old Traford”.
Sfidanti.al