Rasti Julián Álvarez, gjobë simbolike për Barcelonën

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka marrë vendimin për çështjen e Julián Álvarez-it, pas ankesës së Atletico Madridit ndaj Barcelonës, duke ndëshkuar klubin katalan me një gjobë prej vetëm 602 eurosh.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, procedimi disiplinor u hap në fund të korrikut, pasi Atletico Madrid akuzoi Barcelonën se kishte kontaktuar një futbollist që kishte ende kontratë në fuqi me klubin madrilen. FIFA nuk mundi të ndërhynte në këtë çështje, pasi nuk kishte kompetencë për ta shqyrtuar atë.

Atletico iu referua rregullores aktuale të garave të RFEF-së, e cila përcakton se një klub që dëshiron të transferojë një futbollist profesionist me kontratë aktive duhet të njoftojë me shkrim klubin e tij përpara se të nisë negociatat me lojtarin.