Që nga viti 2014 njëri prej tyre kishte qenë gjithmonë i pari në renditjen financiare të futbollistëve të të gjithë rruzullit. Tashmë, jemi në një “epokë” tjetër. Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë të detyruar t’i hapin rrugë një pasaniku tjetër të topit, pasi në vend të parë ka dalë Kilian Mbape. Sulmuesi 23-vjeçar francez, sipas revistës amerikane “Forbs” ka fituar më shumë në vitin e fundit, plot 128 milionë euro, këto nga rroga tek PSG dhe nga aktivitetet e tjera. Në vend të dytë, Mesi me 120 milionë dhe i treti Ronaldo me “vetëm” 100! Pas tyre vijnë Nejmari (87), Salahu (53), Halandi (39), Levandovski (35), Iniesta (30) dhe De Brujne (29).
Sfidanti.al