Një nga ish-yjet e Liverpulit, Graem Sunes, sot opinionist, mendon se është një moment i vështirë për nënkampionët e Anglisë. Liverpuli do të luajë nesër në 17:30 në fushën e Arsenalit në Premier Ligë dhe ky cilësohet një test shumë delikat. Pas humbjes me Mançester Junajtidin në “Old Traford” nuk lejohet një humbje tjetër, që do t’i largonte të kuqtë thuajse përfundimisht nga gara për titull . “Liverpuli po bëhet ekip i vjetër, – thotë Sunesi, – Tiago është 31, Henderson 32, Milner 36. Klopi nuk duhet të bëjë gabimin e Bill Shenklit në 1970. Ekipi duhet rinuar. Gjithsesi, u takon lojtarëve që të reagojnë, siç bëmë ne në 1981 pas një fillimi shumë të keq”.
Sfidanti.al