Mediat franceze shkruajnë se fjalët e superyllit 23-vjeçar në ceremoninë e Topit të Artë nuk e kanë qetësuar aspak ambientin në klub. “L’Ekip” dhe “Le Parizien” janë me “një gojë” se Kilian Mbape nuk i ka punët mirë tek Paris SG. Fjala është se pronarët e klubit në Dohë të Katarit janë shumë të zemëruar
Çfarë do të bëjë Reali me “mundësi” si Mbape apo Haland?!
Deri në fillim të këtij viti thuhej se mund t’i merrte edhe të dy, ndonëse në ekip kishte Karim Benzemanë dhe Vinisiusin. Më pas, u kuptua se Erling Halandi nuk do të mund të kalonte në “Bernabeu”, derisa shpejt u mësua se do të shkonte tek Mançester Siti. Për Mbapenë pati shpresë deri në fund
Mbapeja akuzon se PSG-së nuk mund t’i besohet, por largimi mund të ndodhë në janar
Nuk është asnjë sekret që atmosfera rreth Paris SG është tepër e rëndë, dhe gjithë trysnia lidhet me emrin e Kilian Mbapesë. Presidenti i klubit, Al Helaifi, deklaroi se “unë mund të bëj debat me çdo njeri, por mediat i japin rëndësi sepse këtu po flasim për Kilian Mbapenë”. Sheiku e pranoi në një farë
Gazetat e Madridit i thonë Kilian Mbapesë se e ka humbur “ndeshjen” e tij!
Në të përditshmen “Marka” ose “AS”, gjithmonë ka lajme me shkronja të mëdha dhe me foto gjigande dhe Kilian Mbape ka qenë një nga klientet kryesorë të tyre. Aq më tepër tani që u ka ardhur “zogu në dorë” për shkak të skandalit që ka shpërthyer në Francë lidhur me atë që po ndodh tek
“Fëmija i llastuar” Mbape është ajo që meriton Paris SG
Nëse për çështjen e sponsorizimeve ka të drejtën e tij mbi imazhin personal, kur vjen puna për skuadrën, këtu është krejt tjetër gjë. Futbolli është gjëja më e thjeshtë në botë nëse shokët ndihmojnë njëri-tjetrin, gjithçka shkon mbarë, por nëse ky rregull “i shenjtë” shkelet, atëherë pasojat janë të rënda. Paris SG e ka provuar
Do të përmbyset qielli dhe Mbapeja të shkojë në janar tek Liverpuli?!
“Bileta” e tij vetëm për vajtje ishte për në Madrid. Ajo copë “kartë” u gris e u bë copë, dhe Kilian Mbape dëgjoi zërin e “zemrës” për të qendruar tek Paris SG. Gjithsesi, kampioni i botës duket se e ka zemrën shumë të lëvizshme, shumë të ndjeshme, dhe mjaftojnë disa probleme që të ndryshojë mendje.
Nejmar-Mbape kanë një “pakt” për Botërorin, por çdo të ndodhë pas Katarit?!
Marrëveshja e pashkruar në Paris është që dy “gjelat” thjesht duhet të “bashkëjetojnë” në një ekip për të siguruar suksesin, por raporti mes tyre është shumë i keq, ose mund të thuhet se nuk ekziston. Nejmari dhe Kilian Mbapeja nuk janë miqtë më të mirë tek PSG-ja, përkundrazi, ndërsa mediat janë mbushur me histori nga
Nuk rreshtin problemet tek PSG-ja, Mbapeja tani e ka me trajnerin!
E pamundur që të qetësohen gjërat në kryeqytetin e Francës. E kemi fjalën për klubin e futbollit dhe ekipin e famshëm të “tre mosketierëve” Mesi, Nejmar e Mbape. Nëse lemë mënjanë argjentinasin, dy të tjerët po bëjnë garë kush e kush të krijojë më shumë probleme. Të fundit mendoi ta krijonte Kilian Mbape, që u
PSG, pa Mesin nuk vlen dhe përpak e pësove nga Arbër Zeneli!
Dy kapitenët e morën në qafë kampionen e Francës këtë fundjavë në kampionat. Paris SG nuk mori dot më shumë se një barazim zhgënjyes pa gola në fushën e Reimsit, dhe aty u ndje mungesa e Lionel Mesit, si dhe përjashtimi i Sergio Ramosit me karton të kuq. Pra, ndikuan dy ish-kapitenët, përkatësisht të Barcelonës
Halandit nuk i mjaftojnë 1 milionë në javë që të kalojë Mbapenë, Mesin e Nejmarin!
Treshja e superpaguar nuk ndodhet në Premier Ligë, por diku tjetër. Në të vërtetë, nuk janë shumë larg, pasi Parisi është shumë pranë La Manshit dhe në skuadrën e kryeqytetit të Francës janë 3 futbollistët që marrin rrogat më të larta në futboll. Këta janë Kilian Mbape, Lionel Mesi dhe Nejmar. Kjo treshe është përtej