Në të përditshmen “Marka” ose “AS”, gjithmonë ka lajme me shkronja të mëdha dhe me foto gjigande dhe Kilian Mbape ka qenë një nga klientet kryesorë të tyre. Aq më tepër tani që u ka ardhur “zogu në dorë” për shkak të skandalit që ka shpërthyer në Francë lidhur me atë që po ndodh tek Paris SG. “Marka” i thotë në distancë kampionit të botës se “Mbapeja e ka humbur këtë ndeshje”, duke nënkuptuar se zgjedhja e tij për të vazhduar tek PSG-ja ishte e gabuar, dhe se duhej të kishte kaluar tek Reali. Po ashtu, “Marka” shkruan se parizienët bënë “pazar” me Mbapenë sepse sipas saj, Al Helaifi ia ofroi kartonin e sulmuesit Florentino Perezit për 400 milionë euro në korrik, shpejt pas rinovimit të kontratës. Nuk dihet sesa e vërtetë mund të jetë kjo, ndërsa Mbapeja ndihet i tradhëtuar sepse klubi nuk largoi Nejmarin dhe nuk mori Levandovskin.
Sfidanti.al