Mediat franceze shkruajnë se fjalët e superyllit 23-vjeçar në ceremoninë e Topit të Artë nuk e kanë qetësuar aspak ambientin në klub. “L’Ekip” dhe “Le Parizien” janë me “një gojë” se Kilian Mbape nuk i ka punët mirë tek Paris SG. Fjala është se pronarët e klubit në Dohë të Katarit janë shumë të zemëruar me sjelljen e francezit që ka hedhur “vickla” dhe ka kërcënuar me largim që në janar. Në ceremoninë e Topit të Artë, Mbapeja tha se “jam shumë i lumtur tek PSG-ja”, por këto fjalë nuk kanë mjaftuar. Sheikët janë acaruar sepse klubi i dha një rrogë të jashtëzakonshme Mbapesë për të mos shkuar tek Reali dhe ai pranoi duke rinovuar. Gjithsesi, të dyja gazetat franceze shkruajnë se fjalët e sulmuesit në mbrëmjen “gala” ishin fryt i një akordi me pronarët për të ruajtur qetësinë të paktën në sipërfaqe.
Sfidanti.al