Dëshirat ishin të mëdha, madje “malli” mund të blihej “lirë”. Dy klube europiane si Paris SG dhe Çelsi kishin bërë plane për “pazar” tek Interi i Milanos dhe objektivi i tyre i përbashkët ishte (dhe mbetet) Milan Shkriniar. Mbrojtësi i Sllovakisë, një nga “shtyllat” e Interit, është pranë skadimit të kontratës e pra kartoni mund t’i merret pa shumë shpenzime, por duket se palët po i afrohen akordit. Mediat britanike shkruajnë me zhgënjim se Çelsi po mbetet “me gisht në gojë”, pasi Interi e Shkriniari mund të bien në një mendje për rinovimin e kontratës. Suksesi sportiv këtë moment i ka ngrohur të gjithë tek zikaltërit, ndaj mund të ndodhin gjëra të mira.
Sfidanti.al