Milani thotë se Leao është pranë firmës, por ka një “trekëndësh Bermude”!

Një takim mes palëve duhej të kishte ndodhur dje, por kështu nuk ishte. Tek Milani janë jo pak të shqetësuar për problemet në procesin e rinovimit të kontratës së Rafael Leaos, dhe pengesa kryesore është ajo se ka dy agjentë që kanë hyrë në lojë për të, Zhorge Mendes dhe Ted Dimvula. Agjenti portugez vë në dyshim firmën që Leao ka me avokatin francez, ndërsa duhet gjetur një akord me Sportingun e Lisbonës. Në këtë mes është edhe babai i lojtarit, Antonio Leao, dhe “La Gazeta delo Sport” e quan këtë “një trekëndësh i tepërt”! Milani ka pasur takim me Dimvulën, por babai i Leaos nuk ishte, ndërsa pritet se çfarë do të bëjë Mendesi.

Sfidanti.al