Është ende herët për t’u matur me legjendat e dikurshme, por janë në rrugën e duhur. Dy yjet e Boston Sëlltiksave, Xhejzën Tatëm (Jayson Tatum) dhe Xhejlën Braun (Jaylen Brown) shënuan që të dy nga 35 pikë, ndërsa skuadra nënkampione e NBA-së e nisi sezonin me fitore. Suksesi nuk ishte gjë e vogël, pasi u arrit ndaj Filadelfias me shifrat 126-117 dhe vendasit kryesuan gjatë gjithë kohës. Dyshja e “të blertëve” përsëriti atë që kishin bërë dy yjet e viteve 60-të të Lejkërsave, Uilt Çembërlen dhe Xherri Uest, duke qenë të parët që nga viti 1969 që dy lojtarë kanë të paktën nga 35 pikë në ndeshjen e hapjes së kampionatit.
Sfidanti.al