Ashtu si skuadra e tij, edhe ai e la prapa teknikun rival. Pep Guardiola doli trajneri më i mirë i sezonit të kaluar nga “Frans Futbolli” në renditjen e Topit të Artë. Katalanasi i Mançester Sitit kaloi Karlo Ançelotin e Realit të Madridit, ndërsa në vend të tretë doli rivali i tyre i madh, Jurgen Klopi i Liverpulit. Me gjasë, Ançeloti pretendonte më shumë, ashtu si Reali i tij, pas fitoreve në Champions dhe La Ligë. Habia e madhe ka të bëjë me vendin e 50-të në Garet Sauthgejtit të Anglisë, të 40-in për Simone Inzagin e Interit, të 35-in për Zhoze Murinjon, të 34-in për Luis Enriken e Spanjës, të 32-in për Titen e Brazilit, të 18-in për Roberto Mançinin e Italisë, 14-in për Ksavi Hernandezin e Barcelonës apo të 11-in për Hansi Flikun e Gjermanisë.
Sfidanti.al