Debatet janë të forta, janë rrahje mendimesh, si dhe biznes mediatik, pak ditë pasi trajneri i Liverpulit u përjashtua me të kuq në derbin ndaj Mançester Sitit në Premier Ligë. Jurgen Klopi u acarua shumë me gjyqtarin anësor dhe i bërtiti fort, duke detyruar kryesorin t’i jepte “urdhërin” për t’u larguar nga fusha. Një ish-sulmues i njohur anglez, Kris Saton, sot opinionist, thotë se trajnerët i bëjnë këto veprime sepse nuk ndëshkohen sa duhet. “Dënimet duhet të jenë të ashpra, – tha ai, – mendoj se 10 ndeshje pezullim do të ishte vendimi i duhur”. Ish-arbitrat kanë kritikuar Klopin gjithashtu, por ka nga ata që e mbrojnë duke thënë se futbolli është lojë emocionuese dhe se gjermani nuk goditi njeri.
Sfidanti.al