Bavarezët ende e mbajnë mend humbjen 0-1 në fushën e këtij rivali në Bundesligë dhe do të bëjnë çmos që këto kujtime të fshihen sa më parë. Bajerni ka rast sonte kur të jetë në fushë përballë Augsburgut në Kupën e Gjermanisë, në orën 20:45. Për më tepër, do të jetë sërish ndeshje jashtë fushe dhe ky konkurrim e ka treguar edhe më parë se të papriturat nuk mungojnë.
Problemet nuk mungojnë, ndonëse për një ekip si Bajerni problemi kryesor është vetvetja. Manuel Nojeri ende nuk mund të luajë, por Tomas Myleri mund të jetë. Lyka Hernandez vazhdon riaftësimin dhe është jashtë liste, por sulmuesi Çupo-Moting mund të marrë një tjetër aktivizim që nga fillimi. Trajneri Julian Nagelsman ka nxitur Serzh Gnabrinë që të përsërisë paraqitjen e shkëlqyer që pati në fundjavë në kampionat ndaj Frajburgut.
Sfidanti.al