Treshja e superpaguar nuk ndodhet në Premier Ligë, por diku tjetër. Në të vërtetë, nuk janë shumë larg, pasi Parisi është shumë pranë La Manshit dhe në skuadrën e kryeqytetit të Francës janë 3 futbollistët që marrin rrogat më të larta në futboll. Këta janë Kilian Mbape, Lionel Mesi dhe Nejmar. Kjo treshe është përtej mundësive të sotme të Erling Halandit, edhe pse superylli norvegjez i Mançester Sitit fiton 1 milionë euro në javë falë kontratës dhe golave që shënon. Mbape ka kontratë mbi 2 milionë euro në javë tek PSG-ja, pra dyfishin e Halandit. Mesi paguhet me rreth 1.3 milionë euro në javë dhe Nejmari rreth 1.1 milionë.
Sfidanti.al