Një tjetër “Uzuni” në elitën e Kroacisë, Tucit i mjaftojnë 4 minuta për golin!

Një rrjetë e shënuar dhe një protagonizëm që pritet. E tillë panorama e lojtarëve shqiptarë në Europë deri tani, ndërsa Indrit Tuci shënoi në Ligën e Parë të Kroacisë. Sulmuesi 22-vjeçar realizoi golin e parë të ndeshjes së Lokomotivës së Zagrebit në shtëpi ndaj Shibenikut. Ishte minuta e 68-të kur shqiptari tundi rrjetën, por nuk mundi t’i jepte fitoren të vetëve, të cilët u shtangën në sekondat e fundit të ndeshjes. Sulmuesit kuqezi iu deshën vetëm 4 minuta për të treguar veten sepse hyri në fushë si zëvendësuar në minutën e 64-ët. Tuci po përpiqet të sigurojë vendin si titullar tek Lokomotiva dhe ta ndihmojë ekipin që të mbijetojë në Ligën e Parë kroate.

Sfidanti.al