Nëse për çështjen e sponsorizimeve ka të drejtën e tij mbi imazhin personal, kur vjen puna për skuadrën, këtu është krejt tjetër gjë. Futbolli është gjëja më e thjeshtë në botë nëse shokët ndihmojnë njëri-tjetrin, gjithçka shkon mbarë, por nëse ky rregull “i shenjtë” shkelet, atëherë pasojat janë të rënda. Paris SG e ka provuar disa herë këtë gjë, vitet e fundit, edhe pse ka pasur superyje si Ibra, Nejmar, Mbape apo Mesi. Kilian Mbape dhe sjellja e tij duket se përfaqësojnë krejt filozofinë drejtuese tek PSG-ja, ku një “x” lojtari i premtohet pushtet i paimagjinueshëm dhe pastaj plasin konfliktet. Kilian Mbape po sillet si një ”fëmijë i llastuar” që kërkon lodrat që i janë premtuar dhe që nuk po i merr. “Më thatë se do të merrnit Levandovskin dhe Bernardo Silvën, si dhe Milan Shkriniarin. Kjo po bën që të largohet edhe drejtori sportiv, Luis Kampos, i cili sapo ka mbërritur dhe që është një personalitet në profesionin e tij. “Mbape në pikën e thyerjes së plotë”, titullon “L’Ekip” që paralajmëron se situata tek PSG-ja është bërë shpërthyese.
Sfidanti.al