Nuk është asnjë sekret që atmosfera rreth Paris SG është tepër e rëndë, dhe gjithë trysnia lidhet me emrin e Kilian Mbapesë. Presidenti i klubit, Al Helaifi, deklaroi se “unë mund të bëj debat me çdo njeri, por mediat i japin rëndësi sepse këtu po flasim për Kilian Mbapenë”. Sheiku e pranoi në një farë mënyre se ka probleme me francezin, i cili sipas mediave dëshiron të largohet nga klubi në janar, por kjo mund të ndodhë vetëm në qershor 2023. Sipas një juristi të njohur francez, Mbapeja mund të jetë i detyruar të paguajë një shumë të madhe për të fituar “lirinë” sepse kontrata e tij me PSG-në është afatshkurtër, pra tepër e fortë për t’u prishur në mënyrë të njëanshme. Gjithsesi, Mbapeja paska deklaruar se “tek PSG-ja nuk mund të kesh më besim”.
Sfidanti.al