Ç’punë ka Zhoze Murinjo me “peshkaqenët” e Championsit?!

Trajneri portugez, në të vërtetë, duhet të shohë ekipin e tij pasi Roma nuk e ka të sigurt kualifikimin për në raundin tjetër të Ligës së Europës, pavarësisht barazimit 2-2 në Spanjë me Betisin. Italianët janë në vend të tretë në grup, por Zhoze Murinjo e pa më shumë të udhës të merrej me të tjerët sesa me veten. Ai bëri ironi pë rata që i quajti “peshkaqenët e plagosur” të Championsit, dhe fjala është për Barcelonën e Juventusin që rrezikojnë eliminimin dhe zbritjen në Ligën e Europës. Gjithsesi, këta “peshkaqenë” mund të mos e gjejnë fare aty Romën e Murinjos që rrezikon gjithashtu eliminimin.

Sfidanti.al