Barcelona e fiton 3-1 “El Klasikon” e talenteve ndaj Realit të Madridit

Të dielën do të jenë në “qilimin” e “Santiago Bernabeut” për ndeshjen e madhe të Spanjës dhe të gjithë Europës, ndërsa dueli mes Barcelonës e Realit të Madridit luftohet në çdo sport dhe në çdo “front”. Një i tillë është ai i yjeve të rinj, i talenteve të reja që kanë në përbërë dy skuadrat. Këtë derbi duket se e paska fituar Barça, të paktën për momentin, pasi e përditshmja italane “Tutosport” ka shpallur 20 finalistët e Çmimit “Djali i Artë” (Golden Boy). Në këtë listë janë 3 katalanas si Gavi, Pedri dhe Ansu Fati, por vetëm një madrilen, Kamavinga. Për më tepër, 3 barcelonistët janë lojtarë të klubit, ndërsa mesfushori i Realit ka ardhur vjet nga Franca.

Sfidanti.al