Dy kapitenët e morën në qafë kampionen e Francës këtë fundjavë në kampionat. Paris SG nuk mori dot më shumë se një barazim zhgënjyes pa gola në fushën e Reimsit, dhe aty u ndje mungesa e Lionel Mesit, si dhe përjashtimi i Sergio Ramosit me karton të kuq. Pra, ndikuan dy ish-kapitenët, përkatësisht të Barcelonës dhe Realit të Madridit. Mbape nuk mjaftoi në fushën e lojës, po ashtu as Nejmari që hyri në pjesën e dytë, madje PSG thuajse e pësoi nga një aksion individual i mesfushorit të Kosovës, Arbër Zeneli, që për fatin e kampionëve nuk shënoi dot.
Sfidanti.al