Nervat e momentit janë gjë e madhe, por fatmirësisht për njerëz të tillë dhe ne detyra të tilla, ato mund të mos mbajnë gjatë. Gjithsesi, reagimi çmendurisht i dëshpëruar i Oliver Kahnit pas golit të Dortmundit ndaj Bajernit në sekondat e fundit të derbit, ishte diçka që të bën të trembesh për fatin e trajnerit Julian Nagelsman. Barazimi erdhi pas avantazhit 2-0, ndaj edhe shefi ekzekutiv i klubit nuk e mbajti aspak veten. Në Gjermani, tifozët janë të lumtur. “Për publikun është kënaqësi të shohë reagime të tilla nga Oliver Kahni dhe Bajerni që njihen për arrogancën e tyre”, – shkruhet në rrjetet sociale. Klubi i ka dhënë besim trajnerit, por gjithsesi në futboll nuk ka asgjë të sigurt.
Sfidanti.al