Do të përmbyset qielli dhe Mbapeja të shkojë në janar tek Liverpuli?!

“Bileta” e tij vetëm për vajtje ishte për në Madrid. Ajo copë “kartë” u gris e u bë copë, dhe Kilian Mbape dëgjoi zërin e “zemrës” për të qendruar tek Paris SG. Gjithsesi, kampioni i botës duket se e ka zemrën shumë të lëvizshme, shumë të ndjeshme, dhe mjaftojnë disa probleme që të ndryshojë mendje. Të paktën kështu shkruajnë disa media që bëjnë “be e rrufe” se Mbapesë i ka ardhur në majë të hundës tek PSG-ja dhe se do të largohet që në janar. Presidenti Al Helaifi i paska thënë “vetëm tek Reali mos shko”, ndërsa sipas këtyre mediave destinacioni më i mundshëm, madje i vetëm, cilësohet Liverpuli. Të shohim nëse “do të përmbyset qielli” që të ndodhë kjo gjë.

Sfidanti.al