Çelsi humb miliona përballë rivalëve, i duhet stadium i ri!

Kjo është analiza që bën “Deili Meili”, ndërsa hulumton statistikat financiare në Premier Ligë. Tabloidi nxit pronarin Tod Boehli, që të vrapojë për të ndërtuar sa më shpejt një stadium të ri, ose të gjejë mënyrën për të zgjeruar “Stemford Brixhin”. Kjo sepse me kapacitetin rreth 42-44 000 vende, ky impiant nuk e ndihmon Çelsin të ecë me të njëjtin hap me rivalët. Sipas “Deili Meilit”, Man. Junajtidi fiton për çdo ndeshje në shtëpi 2 milionë paundë stërlina më shumë sesa Blutë, vetëm falë “Old Trafordit”. Liverpuli, Totenhemi apo Arsenali fitojnë nga 1 milionë paundë secili për çdo ndeshje më shumë se Çelsi, ndërsa në këtë rrugë është Man. Siti. Diferenca mund të rritet sepse “Anfildi” do të zgjerohet dhe “Old Trafordi” të modernizohet. Problemi është se një stadium nuk ndërtohet dot aq shpejt.

Sfidanti.al