Mungesat do t’i kenë sërish të shumta. Në llogaritë e trajnerit Stefano Pioli nuk janë portieri Menja, pastaj Florenci, Ibra, Mesias, Kjer, Kalabria dhe Selemekers. Janë plot 7 mungesa, pra një gjendje që përmirësohet sado pak, ndërsa Milani pret Çelsin sonte në “San Siro”, në një ndeshje vendimtare në grupin e Championsit. Humbja 0-3 në “Stemford Brixh” kërkon përgjigje, jo vetëm për prestigjin, por edhe për shanset për kualifikim në një grup ku kryeson Salcburgu dhe ku Dinamo e Zagrebit që është e fundit ka vetëm 2 pikë më pak se kreu.
Çelsi gjithashtu ka mungesa, por më pak. Kante, Fofana dhe Zijeç janë jashtë ekipit, por në formacion pritet të kthehen Kovaçiç, Xhejms, Stërling, Obamejang dhe Çiluell që u lanë fillimisht në stol ndaj Uolvesit në Premier. Në portë pritet Kepa.
Sfidanti.al