Parashikimi “ogurzi” i Hamanit: Koha e Klopit tek Liverpuli ka përfunduar!

E vërteta është që në “fasadë” ka plasaritje të forta, dhe se gjërat nuk po shkojnë aspak mirë. Dëmtime dhe rënie forme po shoqërojnë sezonin e Liverpulit që është 14 pikë prapa Arsenalit kryesues të Premier Ligës dhe 13 pikë prapa Sitit. Jurgen Klopi, njeriu që krijoi ekipin modern që fitoi Championsin në 2019 dhe titullin në Premier në 2020, dhe që arriti 3 finale Championsi, plus fitoi 2 kupa, fitoi Superkupën Europiane, Kupën e Botës për klubet dhe Superkupën e Anglisë këtë verë, duket se është “hija” e vetvetes. Ish-ylli i të kuqve, Didi Haman, bën një parashikim “ogurzi” duke thënë se “ka mjaft shenja se epoka e Klopit tek Liverpuli është duke përfunduar”.

Sfidanti.al