E pamundur që të qetësohen gjërat në kryeqytetin e Francës. E kemi fjalën për klubin e futbollit dhe ekipin e famshëm të “tre mosketierëve” Mesi, Nejmar e Mbape. Nëse lemë mënjanë argjentinasin, dy të tjerët po bëjnë garë kush e kush të krijojë më shumë probleme. Të fundit mendoi ta krijonte Kilian Mbape, që u duk i pakënaqur që ishte qendërsulmues në ndeshjen e Paris SG në fushën e Reimsit (0-0). Kampioni i botës shprehur mërzinë e tij me një postim në rrjetet sociale, ndonëse në mënyrë të maskuar, jo direkte, duke e pasur me trajnerin Kristof Galtie. Më pas, postimi u fshi, por dëmi u bë dhe jehona u ngrit. Të shohim se cilat do të jenë pasojat, pasi nëse ka konflikte brenda skuadrës këto padyshim që prishin punë.
Sfidanti.al