Presidenti Zhoan Laporta nuk e mbajti gjuhën brenda dhëmbëve, ndërsa u mbajt Asambleja e klubit. Numri 1 i katalanasve deklaroi se disa lojtarë nuk pranuan të ulnin rrogën, sidomos kapitenët. Këta kapitenë i bie të jenë Gerard Pike, Sergio Buskets dhe Zhordi Alba. Për fat, sipas drejtuesit tjetër, Alemau, 75 për qind e lojtarëve me rroga të larta janë larguar nga Barcelona, por problemet ende mbeten. Në 2021-2022, klubi “blaugrana” uli rrogat me 99 milionë euro deri në 518 milionë. Gjithsesi, këtë verë u krijuan më shumë financa dhe rrogat “kërcyen” në 656 milionë euro. Sipas “Markës”, Barça synon që në 2024-2025 të ketë total të pagës së lojtarëve në 500 milionë euro, por nuk dihet nëse kjo mund të arrihet dhe se çfarë ndikimi mund të ketë në suksesin në fushë.
Sfidanti.al