Arsenali fitoi me meritë, por fati dhe arbitri nuk ishin me Liverpulin!

Saka është kthyer në një hero, duke lënë pas stresin e jashtëzakonshëm dhe sulmet raciste pasi humbi penalltinë për Anglinë në finalen e Europianit ndaj Italisë. Futbollisti i Arsenalit, që nga një mbrojtës është kthyer në sulmues, realizoi dy herë ndaj Liverpulit, dhe “topçinjtë” ia dolën 3-2 në “Emirejts” duke u kthyer në vendin e parë të Premier Ligës. Mançester Siti për momentin duhet të kënaqet me vendin e dytë.

Gjithsesi, Liverpuli ishte më mirë sesa javët e fundit dhe nuk pati fat, po ashtu arbitri dhe VAR-i e dëmtuan. Të kuqtë pretenduan me të drejtë një penallti në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit penalltia që u dha kundër për ndërhyrjen e Tiago Alkantarës ndaj Gabriel Zhezusit në zonë, u duk e “butë” (soft) siç thonë në Angli. Sidoqoftë, Arsenali ka 24 pikë ndaj 10 të Liverpulit, që mund t’u bëjë londinezëve një nder javën e ardhshme duke ndaluar Mançester Sitin në “Anfild”, me ekipin e trajnerit Arteta që luan në Lids. Ndoshta diferenca në krye mund të jetë më e madhe se vetëm 1 pikë.

Sfidanti.al