Franca, kjo “mbretëri” e rrënuar në prag të Kupës së Botës!

Ishte tmerri i planetit të futbollit për shumë vite. Në 2018, në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, Franca u shpall kampione e botës pas fitores së zëshme 4-2 ndaj Kroacisë, dhe ndonëse nuk ishte ndonjë “hirushe” e lojës, sërish ishte tepër hijerëndë dhe e talentuar. Dështimi në Euro 2020 u pasua nga fitorja në Ligën e Kombeve dhe imazhi u pastrua sërish, por pikërisht në prag të Kupës së radhës së Botës gjërat nuk duken aspak mirë për “armatën” e trajnerit Didie Deshamp. Polemikat e Federatës me Mbapenë dhe skandali i vëllezërve Pogba janë vetëm një pjesë e “halleve”.

Këtu është edhe dëmtimi i Karim Benzemasë, që shpresohet të jetë gati në kohë, si dhe shumë lëndime të tjera si Joris, Kante, Teo Hernandez, Kimpembe, Lykas Hernandez, Rabio, Koman dhe Dinje. Po ashtu, Kunde dhe Menja që u dëmtuan fundjavën e kaluar dhe Pogba është gjithashtu në “infermieri”. Së fundmi, është çështja e Kilian Mbapesë, por jo ajo e sponsorëve. Deshamp bëri një kërkesë publike për trajnerin e Paris SG që ta kursente sado pak sulmuesin. “Ka nevojë shlodhet, – tha ai, – nuk mund të jetë gjithmoë në fushë. Kur të jetë e mundur le ta lejojë të pushojë”.

Sfidanti.al