Jokiç dhe Adetokumbo: Në Europë është më e vështirë sesa në NBA

Të kuptohemi, nuk është se basketbolli i skuadrave të kontinentit të vjetër është në nivel më të lartë sesa ai në SHBA, por gjithsesi mënyra e lojës ndryshon. Këtë e provuan edhe yjet më të mëdhenj të NBA-së si Janis Adetokumbo apo Nikola Jokiç, e deri dikur edhe Luka Donçiç. Jokiç u shpreh menjëherë se “të luash në Europë është më e vështirë sesa në NBA”. Kësaj i mbajti “iso” edhe Adetokumbo. “Talenti në NBA natyrisht është më i madh, – thotë Janisi, – por, në Europë është më e vështirë të luash. Mbrojtja është shumë më e fortë, më intensive, lojë shumë më tepër fizike”. Adetokumbo ishte shënuesi më i mirë i Europianit me 29.3 pikë për ndeshje.

Sfidanti.al