Paredesi flet për mrekullimin nga Mesi dhe për “të huajin” Mbape!

Ishte tek Paris SG dhe ndihej mirë. Mesfushori i Argjentinës, papritur, ndjeu ndryshimin e ambientit ndërsa klubi francez afroi lojtarë të tjerë dhe ndryshoi skemën. Leandro Paredes papritur e gjeti veten në krizë minutazhi për të luajtur, ndërsa përpara tij Angel Di Maria vendosi të shkonte tek Juventusi. Edhe ai e ndau mendjen për në Torino, sepse donte të kishte mundësi të luante përpara Kupës së Botës. Natyrisht, nuk qe e lehtë për ta bërë edhe sese duhej kohë për përshtatje, por edhe sepse do të humbiste mundësinë për të luajtur në krah të Lionel Mesit. “Ishte një nga mrekullitë e karrierës që të luaja krah Mesit, por më në fund u largova, – thotë Paredesi, që thekson se nuk mund të japë një opinion për Kilian Mbapenë. “Mund të flas pë rata që kam njohur, që kam pasur afërsi, jo për një lojtar me të cilin nuk kam pasur asnjë raport”, – theksoi ai.

Sfidanti.al