Shqipëria e fundit në grup? Reja gjen fajtorin te gazetarët që duan të “argëtohen”!

Nuk mund të ketë emër tjetër përveç dështimit. E tillë aventura e kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve ku doli e fundit në grup pas barazimit 1-1 me Islandën në “Arenën Air Albania”, dhe këtë e shprehu qartë edhe trajneri Edi Reja. Gjithsesi, italiani së pari iu përvesh gazetarëve që si gjithmonë e pyetën nëse do të japë dorëheqjen apo nëse do ta shkarkojnë. “Por, me gjithë këto gjëra që janë për t’u thënë, do të merreni gjithmonë me të njëjtën gjë, – thirri ai, –  Më duket se ju e keni mendjen që të argëtoheni. Nuk e keni konceptin e futbollit. Nuk më intereson nëse do të qendroj apo do të largohem. Unë punoj me pasion, unë kam dhënë shpirtin për këtë skuadër dhe lojtarët i dua shumë. Bëni llogarinë që kemi luajtur pa 7 titullarë sonte, kjo ka ndodhur gjatë gjithë Ligës së Europës. Ata që ishin në fushë dhanë shpirtin. Për fat të keq, jemi dobët fizikisht. Gjasula u dëmtua, Ismajli po ashtu, Ajeti ishte me temperaturë, Lenjani nuk kishte më fuqi.  Reja pranoi dështimin, dhe tregoi se çfarë do të bisedojë me presidentin Duka.

Sfidanti.al