Irvingu “më zi” se Gjokoviçi, më mirë parimi i mosvaksinimit sesa 100 milionë USD

E thotë basketbollisti i Bruklinit i cili ka pasur probleme në 2 vitet e fundit sepse nuk ka dashur të imunizohet nga koronavirusi. Kajri Irving vendosi të dilte kundër rrymës, edhe përkundër asaj që u quajt “Sëmundja e Shekullit”, dhe padyshim vuajti pasojat. Ylli i NBA-së nuk është ende i vaksinuar dhe as nuk pritet që të jetë, ndërsa sezonin e kaluar luajti vetëm ndeshjet jashtë fushe sepse në Nju Jork ishte e ndaluar me ligj, siç e provoi edhe Novak Gjokoviç që nuk mori pjesë në Grand Slemin e US Openit. Gjithsesi, Irvingu thotë se ka humbur 100 milionë USD në 4 vitet e fubndit sepse nuk qe e mundur që të kishte ofertat që priteshin, pikërisht për shkak se nuk ishte i vaksinuar.

Sfidanti.al