Vinisiusit i shkon vlera 120 milionë euro, rrezikon Mbapenë dhe Halandin!

Sulmuesi i Realit të Madridit është duke u rritur gjithnjë e më shumë dhe sidomos në dy sezonet e fundit po tregojnë se atij i përket e ardhmja. Vinisius Zhunior është futbollisti i momentit në “Santiago Bernabeu” dhe shpresohet të jetë edhe i Brazilit, ndërsa vlera e kartonit të tij shkon në 120 milionë euro. Në moshën 21-vjeçare, “Vini” është ngjitur në vendin e tretë të kësaj renditjeje, sipas vlerësimit të “transfermarktit”, ndërsa në vendet e para janë Kilian Mbapeja dhe Erling Halandi. Ylli i Francës dhe i Paris SG vlen 160 milionë euro, ndërsa ai i Norvegjisë dhe i Man. Sitit shkon në 150 milionë euro. Sipas mediave spanjolle, Vinisiusi po i afrohet atyre dhe po u kërcënon vendin.

Sfidanti.al