Organizatorët e kampionatit spanjoll të futbollit kanë reaguar pas ofendimeve raciste ndaj sulmuesit të Realit në ndeshjen në stadiumin “Mestaja”. Një tribunë e impiantit do të mbyllet për 5 ndeshje, klubi spanjoll është gjobitur me 45 000 euro, ndërsa kartoni i kuq që iu dha Vinisiusit pas reagimit, u vendos që të hiqet. Mediat e
Vinisius duket se demonstrativisht nuk i dha dorën arbitrave
Sulmuesi brazilian bëri një gjest që e përditshmja “Marka” e cilësoi me gjasë si protestë ndaj gjyqtarëve, ndonëse nuk mund ta thoshte me bindje të plotë se ishte i qëllimshëm. “Nënvleftësim, apo veprim i qëllimshëm? – ishte pyetja e gazetës së Madridit, – Vinisiusi nuk i përshëndeti arbitrat”. Dihet që ylli i ri i Realit
Vinisius, në një sezon ka po aq të verdha sa Benzema në 9 vjet!
I bëhen 14 paralajmërime nga arbitrat këtë vit sportiv, shenjë se nuk është aspak i qetë. Vinisius vërtet është një nga lojtarët më të talentuar dhe më të shpejtë të botës, njëri nga ata që ndikon më shumë në ndeshje, por është edhe tepër nervoz kur e ngacmojnë, pra kur është në vështirësi. Nëse “Marka”
Në “Kamp Nou” u pa se ç’mund të bëjë Vinisius nëse përqëndrohet tek futbolli!
Janë vetë mediat madrilene që shkruajnë se sulmuesi i Realit ka një potencial tepër të madh, dhe se deri tani nuk e ka dhënë atë plotësisht. Të paktën, këtë sezon. Vinisius ishte i shkëlqyer, në krah të Karim Benzemasë kur vjet Reali fitoi Championsin dhe La Ligën, ndërsa këtë edicion futbollistik ka pasur shumë luhatje.
Ançeloti: Vinisius merr të verdha sepse proteston për “shkelmat”!
Karlo Ançeloti nuk është aspak i kënaqur me trajtimin që po merr ylli i tij kryesor i sulmit. Vinisius ishte autor goli ndaj Espanjolit në “Bernabeu” në La Ligë, por mori të verdhën e 8-të të sezonit, dhe është lojtari më shumë i ndëshkuar i kampionatit. “I kërkova shpjegime arbitrit, dhe ai m’u përgjigj, –
Paradoksi Vinisius, goditet më shumë me faulla dhe me … të verdha!
Trajneri Karlo Ançeloti nuk mundi ta përmbante veten pas ndeshjes së djeshme në kampionat. Reali i tij vërtet fitoi 3-1 dhe nuk duket aq keq, por italiani u shqetësua shumë për fatin e sulmuesit të tij, Vinisius. Braziliani mori sërish karton të verdhë dhe ka një paradoks në sezonin e tij. Siç shkruan “Marka”, Vinisius
Në Spanjë thonë se me një Vinisius të tillë, Reali humbet!
Shprehja më e saktë e mediave iberike ishte se Madridi ka nevojë që lojtari më i talentuar dhe më vendimtar që ka, duhet të jetë në formë: “Kur Vinisius humbet, Reali humbet!” Kjo është fjalia që përmbledh gjithçka, dhe që tregon paraqitjen që sulmuesi brazilian bëri në stadiumin e Betisit. Sipas të përditshmeve të Madridit,
Gavi e paska ofenduar rëndë Vinisiusin në “El Klasiko”!
Sulmuesi brazilian ka pasur vazhdimisht probleme në Spanjë, ndonëse trajneri i tij, Ançeloti, thotë se racizmi apo agresiviteti nuk “banojnë” vetëm në Iberi. Në derbin ndaj Barcelonës në Kupën e Mbretit, Vinisius pati përplasje me arbitrin Munuera Montero, sidomos pasi mori të verdhë në “mundjen” me Frenki De Jongun. “Përsëri ti, përsëri e njëjta gjë”,
Në Spanjë thonë se një Vinisius i ngopur është më pak i frikshëm!
Në “Anfild” ishte njeriu-kyç, ai që i dha fitoren Realit ndaj Liverpulit në Champions, madje me shifrat 5-2. Këtë herë, në derbin ndaj Atletikos në La Ligë, Vinisius nuk tregoi atë që vlen. “Një Vinisius i ngopur është më pak i rrezikshëm”, shkruan “Marka”, duke analizuar një për një lojtarët e Realit. Sulmuesi brazilian nuk
Vinisius cilësohet si lojtari më përcaktues i futbollit botëror
E thotë Karlo Ançeloti dhe besohet se ka të drejtë, ndonëse nuk dihet nëse braziliani është për momentin në nivelin e Kilian Mbapesë. Vinisius ishte njeriu që shpëtoi Realin në përballjen me Liverpulin në “Anfild” (duke përfituar edhe nga dobësia e të kuqve), dhe shënoi 2 gola me vetëm 3 gjuajtje në portë. Një talent