Në “Kamp Nou” u pa se ç’mund të bëjë Vinisius nëse përqëndrohet tek futbolli!

Janë vetë mediat madrilene që shkruajnë se sulmuesi i Realit ka një potencial tepër të madh, dhe se deri tani nuk e ka dhënë atë plotësisht. Të paktën, këtë sezon. Vinisius ishte i shkëlqyer, në krah të Karim Benzemasë kur vjet Reali fitoi Championsin dhe La Ligën, ndërsa këtë edicion futbollistik ka pasur shumë luhatje. i ngacmuar nga tifozët kundërshtarë dhe nga lojtarët rivalë, shpesh herë braziliani ka qenë i nervozuar, duke dalë jashtë loje e duke marrë të verdha. Në “Kamp Nou” tregoi se ishte kthyer në formë, ashtu siç bëri edhe në Liverpul. “Vinisius tregoi se çfarë mund të bëjë nëse është i përqëndruar tek futbolli”, shkruajti “Marka”.

Sfidanti.al