Anglezët pyesin të habitur: Ku shkoi mentaliteti i hekurt i LIverpulit?!

Sezonin e kaluar pati nervat e forta për të përballuar dy finalet e forta të Kupës dhe për t’i fituar. Po ashtu, për të arritur në finalen e Championsit të cilën e humbi kot përballë Realit, si dhe për të konkurruar Man. Sitin në Premier Ligë edhe pse në janar ishte shumë pikë prapa, ndërsa përfundoi thuajse duke dalë kampion. Liverpuli këtë vit është hija e vetvetes, nuk i ngjan aspak ekipit të hekurt të vitit të kaluar dhe trajneri Jurgen Klop nuk po arrin ta ndryshojë “kursin e anijes”. Me shumë gjasa, ky sezon do të jetë një dështim, me eliminim nga të gjitha kupat dhe nga Championsi dhe shumë larg zonës së Ligës së Kampionëve në kampionat. Mediat angleze pyesin: Ku shkoi mentaliteti monstruoz i ekipit të Klopit dhe futbolli i tij “heavy metal”?!

Sfidanti.al