Tronditje në Euroligë, kampioni Anadolu Efes nuk shkon në plej of!

Kjo do të thotë se skuadra e madhe turke është e eliminuar. Kështu i ndodhi Anadolu Efesit, që është kampion në fuqi i Euroligës, por që nuk hyri dot në 8 vendet e para për të qenë pjesë e plej ofit. “Kapaku” iu vu nga humbja në derbin turk ndaj Fenerbahçes, madje me rezultat të thellë 86-103. Mikiç, Larkin dhe Klajbërn shënuan së bashku 50 pikë, por nuk mjaftuan. Trajneri Ataman pritet të largohet sezonin e ardhshëm tek Panathinaikosi në Greqi.

Sfidanti.al