Në moshën 37-vjeçare nuk ka ndërmend të ndalet as me kombëtaren e vendit të tij, dhe as në “Santiago Bernabeu”. Luka Modriç po vjen në formë pasi kaloi lodhjen e madhe të Kupës së Botës ku ndihmoi Kroacinë të dilte në vend të tretë, dhe është gati për pjesën e fundit të sezonit. Mediat spanjolle e lavdëruan paraqitjen e kapitenit kroat në “Kamp Nou” ndonëse nuk shënoi gol. Edhe shokët e tij të ekipit i thurën lavde, ndërsa “Marka” shkruan se Modriç e meriton rinovimin edhe për një sezon.
Sfidanti.al