Përse Del Piero nuk mund të bëhet (për momentin) drejtues i Juventusit?!

I kanë ofruar një post, por duket se nuk e ka pëlqyer. Të paktën kështu shkruhet në Itali se Alesandro Del Piero nuk do t’i lumturojë tifozët e shumtë bardhezinj duke u bërë drejtues i Juventusit. Për momentin, duket se sektorin teknik do ta drejtojë pikërisht trajneri Alegri, ndërsa bordi i drejtuar nga Ferrero kërkon njerëz “teknikë”. Sipas “La Gazeta delo Sportit”, Del Piero do të kthehej me kënaqësi në Torino, por jo për një rol honorifik. Do të donte ndoshta një rol si Maldini, për momentin tek Juvja kjo nuk mund të ndodhë.

Sfidanti.al