Pas humbjes me Frajburgun, Bajerni përgatitet për sfidën në … Frajburg!

Kupa iku e shkoi dhe në derë erdhi eliminimi. Ky ishte fati i bavarezëve në mesjavë, edhe pse luftuan dhe krijuan raste, ndërsa trajneri Tomas Tuhel duhet të bëjë gati “superfuqinë” e tij për ndeshjen e fundjavës në Bundesligë. Në mesjavë ishte humbja 1-2 në Mynih ndaj Frajburgut, ndërsa përpara vjen sfida pikërisht në Frajburg. Trajneri Tuhel ka ndjekur ekipin në stërvitje ku sulmuesi i ri Matis Tel nuk është ende gati. Edhe sulmuesi kryesor, Çupo Moting nuk ishte në stërvitje për probleme fizike. Mazraui është kthyer në ekip, por nuk dihet nëse do të jetë titullar, ndërsa Upamekano është i pezulluar.

Sfidanti.al