Tomas Tuheli paska një plan me tri pika për Bajernin e tij!

Sipas “Bildit”, të cilit i janë referuar edhe media bavareze, tekniku gjerman besohet se e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë. Tomas Tuhel ka një plan me tri pika për të ndërtuar skuadrën e tij, ndonëse nuk dihet nëse do ta ketë mundësinë për ta bërë këtë. Plani ka këto pika: E para, të përqëndrohet plotësisht në skuadrën aktuale dhe në këtë sezon për të fituar Bundesligën dhe Championsin; e dyta, të krijojë një përfytyrim të qartë të lojtarëve që i përshtaten filozofisë së tij, dhe të gjejë se çfarë lojtarësh i mungojnë; së treti, t’i japë Bajernit shenjën dhe filozofinë e tij përtej këtij sezoni.

Sfidanti.al