Vinisius, në një sezon ka po aq të verdha sa Benzema në 9 vjet!

I bëhen 14 paralajmërime nga arbitrat këtë vit sportiv, shenjë se nuk është aspak i qetë. Vinisius vërtet është një nga lojtarët më të talentuar dhe më të shpejtë të botës, njëri nga ata që ndikon më shumë në ndeshje, por është edhe tepër nervoz kur e ngacmojnë, pra kur është në vështirësi. Nëse “Marka” shkruan se “Vini u përfshi në një tjetër luftë”, “El Mundo Deportivo” nxjerr statistikat dhe tregon se sulmuesi brazilian ka 14 të verdha këtë sezon, aq sa Karim Benzema i ka marrë në 9 sezone tek Reali.

Sfidanti.al