Balliu: Mesi meriton ta mbyllë karrierën tek Barcelona

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të jetë sot përballë ekipit katalanas në La Ligën spanjolle, dhe për këtë e përditshmha “Sport” i merr një intervistë. Flitet për Ivan Balliun, që ishte lojtar i Akademisë “La Masia” të Barcelonës, dhe që sot është titullar i padiskutueshëm tek Rajo Vajekano. Balliu thotë se “Mesi meriton të kthehet tek Barcelona dhe ta përfundojë karrierën në ekipin e tij”. Ai shton se “do të mund të kisha vazhduar me Barçën, por Dani Alvesh ishte shumë i mirë”, ndërsa përfundon duke thënë se sonte do të luftojë për fitoren e Rajos, ndonëse Barcelonën e ka në zemër.

Sfidanti.al