Euroliga, Partizani i Beogradit arrin të fitojë në Madrid ndaj Realit!

Në përbërje nuk ka më yjet vendas, siç ndodhte në vitet 80-të, 90-të, madje edhe deri në 2009 e më pas. Gjëja më serbe e Partizanit të Beogradit ishte trajneri i tij, Zheljko Obradoviç, që cilësohet me të drejtë si më i miri i historisë së Euroligës, që e ka fituar 9 herë me 5 ekipe të ndryshëm. Nën udhëheqjen e Obradoviçit, Partizani fitoi 89-87 në fushën e Realit të Madridit, në ndeshjen e parë të plej ofit në çerekfinale. Kualifikohet ai ekip që arrin i pari tri fitore. Vendimtar, koshi tripikësh i Kevin Panterit (Punter) kur mbeteshin edhe 4 të dhjetat e sekondës deri në fund. Partizani sot ka kryesisht lojtarë të huaj.

Sfidanti.al