Në të vërtetë, përderisa ka dalë në media, nuk është më aspak e fshehtë, por gjithsesi vetë gazetat kështu e shkruajnë. Fjala është për një klauzolë që Barcelona parashikon të përfshijë në kontratat e lojtarëve që do të marrë këtë verë. Fjala është për një klauzolë çliruese, pra që futbollistët do të kenë mundësi të prishin kontratën dhe të shkojnë diku tjetër, nëse klubi nuk arrin t’i regjistrojë në La Ligë. Dy prej tyre janë Injigo Martinez i Bilbaos dhe Ilkai Gyndogan i Sitit që duket se kanë rënë dakord me Barcelonën.
Sfidanti.al